Një burrë u arrestua në Leposaviq pasi një tjetër i tha Policisë se ishte sulmuar prej tij pas një mosmarrëveshjeje, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti ndodhi më 5 nëntor, rreth orës 15:30. Sipas raportit, të dy personat janë burra kosovarë.
«Palët kanë qenë nën ndikim të alkoolit», thuhet në raportin e Policisë. Viktima mori tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari u arrestua me vendim të prokurorit dhe u dërgua në mbajtje.
“Palët kanë qenë nën ndikim të alkoolit.”




