Dy persona të dyshuar për një grabitje në Lipjan u arrestuan më 4 nëntor, njoftoi Policia e Kosovës. Me vendim të prokurorit, ata u dërguan në mbajtje.
Rasti ndodhi më 24 tetor, rreth orës 10:15. Sipas raportit fillestar policor, një burrë dhe një grua dyshohet se e morën një person me veturë dhe e dërguan pranë një pylli.
«Viktima, pasi është marrë me veturë nga të dyshuarit, është dërguar në një lokacion afër një pylli, ku nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur disa gjëra që i kishte me vete», thuhet në raportin fillestar të Policisë. Pas grabitjes së dyshuar, personi u la aty dhe të dyshuarit u larguan në drejtim të panjohur. Rasti u cilësua si «Grabitje».
“Viktima, pasi është marrë me veturë nga të dyshuarit, është dërguar në një lokacion afër një pylli, ku nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur disa gjëra që i kishte me vete”




