Një veturë me targa vendore u vodh më 4 nëntor, rreth orës 09:00, në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Raporti thotë se vetura i përkiste një viktime mashkull kosovar. Policia bëri të ditur se të dyshuarit janë të panjohur dhe se rasti po trajtohet në procedurë hetimore.

“Është raportuar se persona të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur veturën me targa vendore viktimës mashkull kosovar”
— Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës.