Nuk janë identifikuar dëshmi publike se Abdulrahman Mohamed El-Sayed ka kërkuar mbylljen e Bondsteel-it ose tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.
Pretendimi u publikua më 5 nëntor në Facebook nga faqja «Lëvizja për Rikthim», e cila kishte mbi 24 mijë ndjekës.
Kërkimet në Google, YouTube dhe Facebook, si dhe në llogaritë e El-Sayed-it në Facebook dhe X, nuk nxorën burim që ta konfirmonte pretendimin. Programi i tij elektoral për politikën e jashtme nuk përmend Kosovën, Bondsteel-in ose tërheqjen e trupave amerikane.




