Raportet vjetore të progresit të Komisionit Evropian kritikojnë Kosovën dhe Serbinë për moszbatimin e obligimeve në procesin e normalizimit.
Dialogu vlerësohet si proces me mungesë rezultatesh konkrete, ndërsa aneksi i Ohrit mbetet kryesisht i pazbatuar.
Donika Emini nga Grupi Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë tha se BE-ja mund të përdorë më shumë stimuj politikë dhe financiarë. «Hapja dhe mbyllja e kapitujve negociues, qasja në fondet evropiane, përfitimet nga Plani i Rritjes dhe avancimi i përgjithshëm në procesin e integrimit mund të kushtëzohen shumë më qartë me përparimin në reformat demokratike, sundimin e ligjit. Dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën», tha Emini.
“Hapja dhe mbyllja e kapitujve negociues, qasja në fondet evropiane, përfitimet nga Plani i Rritjes dhe avancimi i përgjithshëm në procesin e integrimit mund të kushtëzohen shumë më qa…”




