Punimet në urën e fshatit Brestovc në Rahovec kanë nisur për të parandaluar rrëshqitjen e dheut dhe për të ndërtuar trotuar për këmbësorë.

Projekti kushton 153 mijë euro dhe afati i paraparë për përfundim është 60 ditë kalendarike, sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.

Ndërhyrja është pjesë e segmentit rrugor R204, Krushë e Madhe–Rahovec. Ministria thotë se synon të rrisë sigurinë dhe të lehtësojë lëvizjen në këtë segment.