Mbeturina të grumbulluara në rrugën “Lord Bajron”, në lagjen Aktash të Prishtinës, dolën jashtë kontejnerëve të dielën, 8 nëntor.

Era e rëndë po ua vështirësonte banorëve lëvizjen dhe qëndrimin në zonë.

Komuna e Prishtinës dhe Kompania Rajonale e Pastrimit “Prishtina” nuk kishin dhënë përgjigje për masat që do të ndërmerreshin deri në publikimin e informacionit.