Ajo vuri në pikëpyetje pse, sipas saj, zyrtarët përgjegjës nuk kishin dhënë dorëheqje. «Jeta e një gruaje nuk peshon mjaft për ta dhënë një dorëheqje. Dorëheqja dhe posti paska vlerë në sistemin tonë më shumë sesa një jetë njeriu», tha Lushaku-Sadriu.

Ajo i bëri komentet në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosovës.

“Jeta e një gruaje nuk peshon mjaft për ta dhënë një dorëheqje. Dorëheqja dhe posti paska vlerë në sistemin tonë më shumë sesa një jetë njeriu”
— Jehona Lushaku-Sadriu, deputete e LDK-së