Deputetja e LDK-së Jehona Lushaku tha se institucionet e Kosovës kanë obligim të sigurojnë kushte për një proces të drejtë për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Ajo komentoi punën e grupit që po harton një strategji shtetërore lidhur me apelimin e aktgjykimit të Gjykatës Speciale. Sipas Lushakut, strategjia synon të mbrojë të drejtat e njeriut dhe procedurat e procesit gjyqësor.

«Si shtet e kemi obligim që të bëjmë gjithçka që të sigurojmë që atje të ketë një gjykim fer, një proces fer dhe që i del ballë këtij gjykimi, duke ofruar të gjitha kushtet dhe procesin sa më të drejtë».

“Si shtet e kemi obligim që të bëjmë gjithçka që të sigurojmë që atje të ketë një gjykim fer, një proces fer dhe që i del ballë këtij gjykimi, duke ofruar të gjitha kushtet dhe procesin sa më të drejtë”
— Jehona Lushaku, deputete e LDK-së

Kështu tha Lushaku.