Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, njoftoi se mori pjesë mbrëmjen e 6 nëntorit në një ndeshje spektakli në stadiumin Letzigrund të Cyrihut, mes miqve të Ronaldinhos dhe Alessandro Del Pieros.
Në një postim, Lladrovci tha se ishte ftuar nga Kushtrim Musliu, kreator dhe pronar i brendit të orëve “Helfer Genève”. Sipas tij, ndeshjen e organizuan Marcel Nalyan dhe Roberto Pinto, të lindur e rritur në Cyrih.
«Një ngjarje që bashkoi kultura dhe gjenerata të ndryshme përmes futbollit», shkroi Lladrovci.
“Një ngjarje që bashkoi kultura dhe gjenerata të ndryshme përmes futbollit.”




