Austria Lustenau mposhti GAK-un 2–1 në ndeshjen e javës së 12-të të elitës austriake, me golin e Dion Kacurit në minutën e 90-të.

Sofascore e vlerësoi Kacurin si lojtarin më të mirë të ndeshjes, me notën 8.4. Ai kompletoi 61 pasime me saktësi 88 për qind, pati tri goditje drejt portës, dy në kuadrat, 11 rikuperime të topit dhe fitoi katër duele ajrore.

Kacuri është përfshirë në listën e Kosovës për ndeshjet e nëntorit kundër Izraelit dhe Irlandës në Ligën e Kombeve.