Nënkryetarja e degës së LDK-së në Obiliq, Linda Bekteshi, tha se zgjedhjet e brendshme të degës do të mbahen vitin e ardhshëm.
Ajo tha se zgjedhjet do të organizohen sipas kalendarit zgjedhor dhe rregullave statutare të partisë. Deri atëherë, sipas Bekteshit, prioritet duhet të jenë puna, përgjegjësia në Asamblenë Komunale dhe bashkëpunimi i brendshëm.
«LDK-ja në Obiliq ka shtëpinë e vet, ka strukturën e saj dhe ka njerëz me legjitimitet, të cilët ndër vite kanë punuar e kontribuar për këtë parti», tha Bekteshi.
“LDK-ja në Obiliq ka shtëpinë e vet, ka strukturën e saj dhe ka njerëz me legjitimitet, të cilët ndër vite kanë punuar e kontribuar për këtë parti”




