Sipas vlerësimit të kryeministrit Albin Kurti, vetëm dy çështje shënuan progres në dialogun me Serbinë gjatë këtij viti.
Kurti përmendi marrëveshjen e 14 marsit për zbatimin e rregullores për të huajt, të arritur me Bashkimin Evropian, si dhe takimin e parë të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur. Ai i bëri këto komente në konferencën për media pas pranimit të raportit të Komisionit Evropian për Kosovën.
«Progresi i vetëm këtë vit lidhet me marrëveshjen e 14 marsit për të huajt që e kemi arritur me Bashkimin Evropian dhe që Bashkimi Evropian e ka vlerësuar, si dhe takimin e parë të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur», tha Kurti.
“Progresi i vetëm këtë vit lidhet me marrëveshjen e 14 marsit për të huajt që e kemi arritur me Bashkimin Evropian dhe që Bashkimi Evropian e ka vlerësuar, si dhe takimin e parë të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur”




