Në raportin vjetor të publikuar më 5 nëntor, Komisioni Evropian thotë se Serbia nuk ka shënuar përparim thelbësor në negociatat e anëtarësimit gjatë 12 muajve të fundit.
Përparimi drejt anëtarësimit, sipas raportit, do të varet nga përpjekjet e qeverisë së re për t’i kthyer prirjet negative dhe për t’u dhënë përparësi kritereve demokratike, drejtësisë dhe të drejtave themelore.
Komisioni kërkon gjithashtu që Serbia t’i përmbushë të gjitha detyrimet nga dialogu me Kosovën i ndërmjetësuar nga BE-ja. Raporti i cilëson këto detyrime si «Pjesë përbërëse e perspektivës së saj evropiane».
“Pjesë përbërëse e perspektivës së saj evropiane”




