Negociatat për përfshirjen e Kosovës dhe pesë vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në regjimin e roamingut të BE-së nisën më 6 nëntor, njoftoi Komisioni Evropian.
Bisedimet dypalëshe përfshijnë edhe Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë. Regjimi “Roam Like at Home” mundëson telefonata, mesazhe dhe përdorim të internetit mobil pa tarifa shtesë roamingu.
Pas përfundimit të marrëveshjeve dhe përafrimit të plotë me rregullat e BE-së, Komisioni do t’i kërkojë Këshillit të BE-së ta zgjerojë zonën e roamingut. Këshilli e autorizoi nisjen e bisedimeve në qershor, ndërsa presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, paralajmëroi zgjerimin gjatë vizitës në rajon në tetor.




