Në korrik-shtator 2026, indeksi i përgjithshëm i çmimeve të inputeve bujqësore në Kosovë u rrit 8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, tregojnë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Indeksi i Inputit 1, që përfshin mallrat dhe shërbimet e konsumuara aktualisht në bujqësi, u rrit 12 për qind. Indeksi i Inputit 2, për mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet bujqësore, shënoi rritje prej 3,8 për qind.
ASK-ja i mblodhi të dhënat në barnatore bujqësore, farmaci veterinare, kompani, tregje dhe pika të tjera ku ofrohen inputet bujqësore.




