Gjatë kontrolleve në Vërmicë më 4 nëntor, zyrtarët doganorë gjetën mospërputhje në klasifikimin tarifor të mallrave me vlerë rreth 21 mijë euro, njoftoi Dogana e Kosovës.
Kodi i deklaruar fillimisht nuk kërkonte licencë importi dhe parashihte 8% detyrime importi. Pas verifikimit, malli u klasifikua si i licencueshëm, me 10% taksë doganore dhe 18% TVSH.
Dogana e cilësoi deklarimin e pasaktë kundërvajtje doganore dhe tha se klasifikimi i gabuar synonte shmangien e detyrimeve dhe të kërkesës ligjore për licencë.
“Vlera e mallit, pa përfshirë detyrimet e importit, është rreth 21,000 euro.”




