Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu thotë se kërkesa për dokumente mbi ndryshimet në pozitat drejtuese të Policisë së Kosovës ka mbetur pa përgjigje.

Si anëtare e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ajo ka kërkuar listën e zyrtarëve të liruar nga pozitat, të transferuar, të emëruar ose të caktuar në detyrë. Kërkesa përfshin edhe kohëzgjatjen e caktimeve, propozuesit, miratuesit, nënshkruesit dhe bazën ligjore.

Musliu ka kërkuar gjithashtu arsyetimet dhe kopjet e vendimeve, me datat, numrat e protokollit dhe nënshkrimet përkatëse. Policia nuk ka konfirmuar nëse e ka marrë ose shqyrtuar kërkesën.