Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka shqiptuar mbi 160 gjoba për shkelje të Ligjit për Kontrollin e Duhanit gjatë dy javëve të fundit, tha ky institucion.

Inspektorati njoftoi se kontrolle sanitare janë zhvilluar në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan. «Vetëm në dy javet e kaluar janë shqiptuar mbi 160 gjoba ekskluzivisht për duhanin», tha Inspektorati Sanitar.

“Vetëm në dy javet e kaluar janë shqiptuar mbi 160 gjoba ekskluzivisht për duhanin”
— Inspektorati Sanitar, sipas Lajmi.net.