Mjegulla në orët e para të mëngjesit dhe temperaturat minimale deri në -3°C janë pjesë e parashikimit të IHMK-së për të shtunën, 7 nëntor.

Gjatë ditës priten vranësira të shpërndara dhe diell. Temperaturat minimale parashihen nga -3 deri në 0°C, ndërsa maksimalet nga 6 deri në 11°C.

«Mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Në mëngjes në shumë zona parashihet të ketë mjegull në orët e hershme të mëngjesit», thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–4 m/s.

“Mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Në mëngjes në shumë zona parashihet të ketë mjegull në orët e hershme të mëngjesit”
— Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës