Një takim mes ICMG-së dhe Komitetit Organizativ të Kosovës pritet të mbahet në Athinë në ditët në vijim, përpara shqyrtimit të organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
Takimi nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe data e tij nuk është bërë e ditur. Në të pritet të diskutohen përgatitjet dhe situata aktuale e organizimit.
ICMG-ja ka caktuar 19 dhjetorin për shqyrtimin e mëtejshëm të organizimit. Projekti përballet me vonesa në përmbushjen e obligimeve financiare dhe të garancive të kërkuara nga organizatorët.




