Dukagjini pret Llapin të premten, 6 nëntor, në orën 17:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, në ndeshjen hapëse të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës.

Para përballjes, Dukagjini kishte 18 pikë dhe renditej i gjashti, ndërsa Llapi kishte pesë pikë.

Xhiroja vazhdon të shtunën me Feronikeli ’74–Ballkani në Drenas, në orën 13:00, dhe Gjilani–Malisheva në Gjilan, në orën 16:00.