Punëtori teknik Hajrush B. Berisha vdiq më 5 nëntor në vendin e tij të punës në IAAP “Fehmi Lladrovci” në Drenas, njoftoi drejtoria e shkollës.
Sipas njoftimit, vdekja ndodhi rreth orës 18:23. Drejtoria bëri të ditur se të premten, më 6 nëntor, nuk do të mbahej mësim në shenjë respekti dhe zie.
Shkolla u shprehu ngushëllime familjes Berisha, të afërmve dhe komunitetit shkollor.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot, rreth orës 18:23 në vendin e tij të punës, ka ndërruar jetë punëtori teknik i shkollës sonë, Hajrush B. Berisha”




