Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Drenas, pas konstatimit të mosrespektimit të kërkesave për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Vendimi erdhi pas inspektimeve në terren. Punimet do të mbeten të pezulluara derisa të eliminohen parregullsitë dhe të krijohen kushte të sigurta për punë.
«Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendin e punës», thuhet në njoftimin e institucionit.
“Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendin e punës”




