Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia njoftoi të premten se një vajzë ka lindur në QKUK pas një shtatzënie të realizuar me fertilizim të asistuar mjekësor.

Sipas Vitisë, kjo është lindja e parë e këtij lloji në QKUK. Ai vizitoi nënën dhe vajzën më 6 nëntor.

Vitia falënderoi stafin e Klinikës së Gjinekologjisë për angazhimin, profesionalizmin dhe kujdesin ndaj pacientëve.