Ish-ushtaraku Hafir Hoxha i kërkoi Ramush Haradinajt dhe ekspertëve të sigurisë së AAK-së t’i përdorin kontaktet e tyre për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Hoxha tha se AAK-ja kishte deklaruar gjatë fushatës së fundit zgjedhore se kishte miq, kontakte, mundësi dhe strategji për ta afruar Kosovën drejt NATO-s.
Ai tha se institucionet e Kosovës do ta mbështesnin angazhimin, edhe pse AAK-ja është në opozitë. «Të kontribuosh për vendin është përgjegjësi qytetare dhe kombëtare, jo mjet për pazare politike», tha Hoxha.
“Të kontribuosh për vendin është përgjegjësi qytetare dhe kombëtare, jo mjet për pazare politike.”




