Gjykata Themelore në Beograd caktoi deri në 30 ditë paraburgim për nëntë policë aktualë dhe ish-policë të dyshuar për keqtrajtim të studentëve dhe qytetarëve.

Prokuroria Themelore Publike në Beograd kërkoi masën. Ajo pretendon se të dyshuarit përdorën forcë dhe kërcënime në garazhin e Qeverisë së Serbisë, për të marrë informacione dhe për t’i frikësuar e ndëshkuar studentët dhe qytetarët. Ngjarja dyshohet se ndodhi në gusht të vitit 2025.

Në mesin e të dyshuarve është komandanti aktual i Njësisë Speciale Kundër Terrorizmit, Igor Zhmiriç. Gjykata tha se masa u caktua për shkak të dyshimit se të dyshuarit mund të ndikonin te dëshmitarët dhe të pengonin procedurën. Fajësia e tyre nuk është përcaktuar.