Incizimet e kamerave të sigurisë u paraqitën si prova në gjykimin për konfliktin mes familjeve Gashi dhe Sekiraqa, por gjykata ndaloi që ato të incizoheshin.
Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Fatime Dërmaku, Ertan Sejfulla dhe Alltëne Murseli, mori vendimin për pamjet. Prokurori Bashkim Zeqaj kishte kërkuar kufizimin e publikimit të pjesës ku shihet vrasja e Premtim Gashit, ndërsa avokatë kërkuan që ajo pjesë të mos incizohej.
Ngjarja ndodhi më 1 shtator 2024, rreth orës 22:00, në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen Aktash të Prishtinës. Gjykimi do të vazhdojë në seancën e 10 nëntorit 2026.




