Rritja graduale e shtesave për fëmijë gjatë katër viteve të ardhshme është e mirëpritur, por nuk mjafton për familjet, vlerëson ekonomisti Fidan Qerimi.
«Natyrisht, edhe një euro është ndihmë për familjet», tha Qerimi. Ai shtoi se shpenzimet për fëmijët, veçanërisht për të porsalindurit, mund t’i tejkalojnë shtesat brenda një jave.
Qerimi tha se familjet e reja dhe gratë që nuk janë aktive në tregun e punës kanë nevojë për më shumë mbështetje. Ai e lidhi rënien e lindjeve me faktorët ekonomikë dhe me synimin e të rinjve për zhvillim profesional e akademik.
“Natyrisht, edhe një euro është ndihmë për familjet.”




