Pretendimet për diagnozën e 20-vjeçarit Endrit Azemi dhe koston e trajtimit të tij në Turqi u publikuan më 6 nëntor, bashkë me thirrje për kontribute.

Sipas pretendimeve, Azemi është diagnostikuar me Leukemi Limfoblastike Akute (B-ALL, CD19-pozitive), ndërsa spitali Acıbadem ka përgatitur plan trajtimi që kushton 253.770 euro.

Nuk është paraqitur dokumentacion mjekësor ose konfirmim nga spitali për diagnozën dhe planin e trajtimit. Po ashtu, nuk sqarohet kush e organizon mbledhjen e fondeve apo si mund të verifikohen kontributet.