Deputeti i PDK-së Elmi Reçica i quajti ditë të zeza 5 nëntorin 2020 dhe 16 shtatorin 2026, gjatë një deklarimi në Kuvend të enjten.
«12 qershori 1999 dhe 17 shkurti 2008 janë dy nga ngjarjet më të rëndësishme në këto 27 vitet e fundit: liria e shumëpritur dhe shteti i pavarur. 5 nëntori i vitit 2020 dhe 16 shtatori i vitit 2026 janë ditët më të zeza në kalendarin e ngjarjeve historike të kombit shqiptar si tërësi, si dhe të Kosovës dhe popullit të saj në veçanti», tha deputeti i PDK-së Elmi Reçica.
Reçica foli gjatë përkujtimit të gjashtëvjetorit të arrestimit dhe transferimit në Hagë të ish-krerëve të UÇK-së. Ai përmendi 12 qershorin 1999 dhe 17 shkurtin 2008 si data të rëndësishme.
“5 nëntori i vitit 2020 dhe 16 shtatori i vitit 2026 janë ditët më të zeza në kalendarin e ngjarjeve historike të kombit shqiptar si tërësi, si dhe të Kosovës dhe popullit të saj në veçanti”
Në fjalën e tij, Reçica nuk sqaroi cilës ngjarje i referohej me 16 shtatorin 2026.




