Deputeti i LDK-së Ermal Sadiku kritikoi të premten Kryeprokurorin e Shtetit Zejnullah Gashin pas takimit të këtij të fundit me familjen Dehari.
Në reagimin e tij në Facebook, Sadiku kërkoi që Gashi të angazhohet për zbardhjen e rasteve në Kosovë pa dallim dhe të presë në zyrën e tij edhe familjet e tjera që presin drejtësi. «S’je politikan. Ose përmbushe detyrën me përgjegjësi, ose çohu prej asaj karrige dil lyp vota», shkroi Sadiku.
Gashi nuk ka reaguar publikisht ndaj kritikës së Sadikut.
“S’je politikan. Ose përmbushe detyrën me përgjegjësi, ose çohu prej asaj karrige dil lyp vota”




