Darsej Rizaj u bëri thirrje deputetëve që në seancën e Kuvendit të Kosovës të 5 nëntorit të diskutojnë përgatitjen e institucioneve për t’u përballur me sulme kibernetike.

Bashkëthemeluesi i “Shkollës Digjitale” dhe “StarLabs” kërkoi përgjigje konkrete se si dhe kur mund të përdoret inteligjenca artificiale për të forcuar sigurinë e infrastrukturës shtetërore.

Në reagimin e tij publik, Rizaj ngriti edhe pyetjen se sa e përgatitur është Kosova për t’u përballur me sulme të tilla.