Ish-këshilltari i Kadri Veselit dhe pjesëtari i ekipeve mbrojtëse në Hagë, Avni Bytyçi, tha se pikëpamjet e BE-së dhe Perëndimit për Kosovën nganjëherë janë raciste.
Në emisionin “Rubikon”, ai foli për procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara dhe çështjen e Apelit. Bytyçi i përshkroi gjashtë vitet e fundit si të vështira për mbrojtjen dhe kritikoi mënyrën si është administruar drejtësia në atë gjykatë.
«Pikëpamjet e perëndimit Bashkimit Evropian në raport me Kosovën, pothuajse nganjëherë janë edhe raciste», tha Bytyçi. Ai shtoi se në Kosovë janë zhvilluar gjykime të drejta me standard më të lartë drejtësie.
“Pikëpamjet e perëndimit Bashkimit Evropian në raport me Kosovën, pothuajse nganjëherë janë edhe raciste”




