Dy persona kanë vdekur pasi një autobus u përmbys të dielën në autostradën A3 në Kroaci. Numri i të lënduarve nuk është konfirmuar.

Sipas Policisë së Zagrebit, aksidenti ndodhi rreth orës 07:25, në kilometrin e 61-të, pranë kryqëzimit të Ivaniq Gradit, në drejtim të Zagrebit. Autobusi me targa serbe doli nga rruga, goditi mbrojtësen anësore dhe u përmbys jashtë autostradës.