Kërkimet për 24-vjeçarin Abdulla Canaj po zhvillohen në Montorio al Vomano të Italisë, por autoritetet italiane nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht zhdukjen.
Canaj u largua nga banesa rreth orës 15:00 të mërkurën, më 4 nëntor, dhe nuk u kthye. Vëllai i tij e denoncoi zhdukjen në polici.
Në kërkime janë angazhuar zjarrfikësit, karabinierët, policia lokale dhe ekipet e Mbrojtjes Civile. Operacioni koordinohet nga Prefektura e Teramos, ndërsa komuna u ka kërkuar qytetarëve që kanë informacione të telefonojnë në numrin 112.
Canaj është nga fshati Lybeqev i Prizrenit dhe ka lindur në Itali. Në momentin e largimit kishte kapelë të kuqe, bluzë të bardhë me kapuç, pantallona ushtarake dhe atlete. Ai është rreth 165 centimetra i gjatë dhe peshon 65 kilogramë.




