Ngjarja “Fashion in Motion”, e konceptuar nga stilistja Yllka Brada, u mbajt më 7 nëntor në Prishtina Mall me gjashtë skena prezantimi.

Modelet pozonin njëkohësisht, ndërsa vizitorët mund të shihnin veshjet dhe procesin e fotografimit. Brada e përshkroi konceptin si alternativë ndaj sfilatës tradicionale.

«Prishtina Mall-in e kemi transformuar. E kemi sjellë një version të ri, i cili nuk është parë më herët. Kam vendosur që në vend të sfilatës tradicionale të bëjmë një prezantim pak më ndryshe», tha Brada. Në ngjarje morën pjesë edhe Kristale Ivezaj Rama dhe stilisti Mr Rex.

“Prishtina Mall-in e kemi transformuar. E kemi sjellë një version të ri, i cili nuk është parë më herët. Kam vendosur që në vend të sfilatës tradicionale të bëjmë një prezantim pak më ndryshe”
— Yllka Brada, stiliste