Në emisionin “Politiko”, ish-deputeti i PDK-së Xhavit Haliti tha se nuk ishte i pranishëm kur ndodhi ngjarja dhe nuk mund të konfirmojë rrethanat e vdekjes së Behajdin Allaqit.
«Nuk e di çka është e vërtetë e çka nuk është», tha Haliti. Ai shtoi se për atë që kishte ndodhur dinte vetëm nga komunikata e publikuar pas luftës.
Sipas përshkrimit që Haliti i bëri komunikatës, ajo thoshte se Allaqi ishte vrarë në përballje me ushtarët serbë dhe kishte rënë dëshmor. Haliti tha se pas luftës kishte takuar motrën, bashkëshorten, djalin dhe vëllain e Allaqit.
“Nuk e di çka është e vërtetë e çka nuk është.”




