Gazetari Besian Beha pretendoi se rastet ndaj Sali Mustafës dhe Pjetër Shalës u ndërtuan për të çuar drejt fajësisë katër ish-krerët e UÇK-së.
Pretendimi se Dhomat e Specializuara i ndërtuan rastet për të siguruar një vendim fajësues nuk vërtetohet nga prova të pavarura. Beha tha se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së ishte lënë pa ndihmë dhe se shteti e shoqëria reaguan me vonesë.
«Mbrojtja e krerëve të UÇK-së ka qenë e vetmuar, asnjë ndihmesë nuk e ka pas», tha Beha. Ai iu referua edhe aktgjykimit dënues të shpallur më 16 shtator: «Komplet kemi qenë në gjumë, si shtet, si shoqëri dhe në fund, kur u dha dënimi, atëherë e kemi parë çfarë ka ndodhur.»
“Mbrojtja e krerëve të UÇK-së ka qenë e vetmuar, asnjë ndihmesë nuk e ka pas.”
Beha kërkoi përgatitje të madhe për apel. Ai tha se përbërja e trupit gjykues nuk ishte shpresëdhënëse, pasi, sipas tij, ishte e njëjta si në rastet e Sali Mustafës dhe Pjetër Shalës.




