Në Kosovë, temperaturat të premten, 6 nëntor, pritet të lëvizin nga -1 deri në 11 gradë Celsius, sipas parashikimit meteorologjik.

Gjatë ditës parashikohen vranësira me intervale me diell. Temperaturat minimale pritet të jenë nga -1 deri në 2 gradë, ndërsa maksimalet nga 7 deri në 11 gradë Celsius.