Termokos ka prezantuar një projekt për vendosjen e matësve të energjisë termike te të gjithë konsumatorët e ngrohjes në Prishtinë, me përfundim të paraparë në gjysmën e vitit 2027.

Drejtori i Furnizimit në Termokos, Kastriot Blaca, tha se projekti financohet përmes fondeve të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit. Numri i matësve dhe afatet e instalimit nuk janë bërë të ditura.

Projekti u diskutua në një takim mes MINTI-t dhe Termokos-it, ku u trajtuan edhe të drejtat e konsumatorëve dhe verifikimi periodik i pajisjeve matëse. Pas përfundimit të projektit, Agjencia e Metrologjisë së Kosovës do të marrë të dhënat për matësit dhe do të organizojë verifikimin e tyre në laboratorë profesionalë të autorizuar.