Sindikata e Re e KEK-ut ka thirrur punëtorët në protestë më 12 nëntor, në orën 11:00, para zyrave të menaxhmentit të korporatës në Toskanë të Prishtinës.

Sipas sindikatës, kërkesat janë ngritja dhe nivelizimi i pagave për punëtorët e KEK-ut dhe realizimi i pagës së 13-të për të gjithë. «Për paga dinjitoze, barazi dhe respekt për punëtorët që mbajnë gjallë prodhimin energjetik të Kosovës!», thuhet në njoftimin e saj.

Sindikata ka njoftuar se protesta do të jetë paqësore dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Për paga dinjitoze, barazi dhe respekt për punëtorët që mbajnë gjallë prodhimin energjetik të Kosovës!”
— Sindikata e Re e KEK-ut