Në një postim në Facebook të mërkurën, deputeti i Aleancës Besnik Tahiri akuzoi Qeverinë Kurti për nepotizëm dhe vendosje të militantëve partiakë në pozita publike.

Tahiri tha se punësimi dhe favorizimi i familjarëve e të afërmve është bërë një nga mënyrat kryesore të funksionimit të Qeverisë. Sipas tij, pozitat publike duhet t’u rezervohen profesionistëve të pavarur dhe kompetentë.

«Thjeshtë, meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, ndërsa lufta kundër kapjes partiake të shtetit u zëvendësua me kapjen e tyre nga vetë partia në pushtet», shkroi Tahiri. Pretendimet e tij për nepotizëm, klientelizëm dhe punësime partiake nuk janë të konfirmuara.

“Thjesht, meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, ndërsa lufta kundër kapjes partiake të shtetit u zëvendësua me kapjen e tij nga vetë partia në pushtet”
— Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës