Një grup prej 24 profesorësh të Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë kërkoi të mërkurën dorëheqjen e rektorit Nebojsha Arsiq dhe të prorektorëve.

Në kërkesën e dorëzuar në Rektorat, profesorët i akuzojnë drejtuesit për cenim të autonomisë dhe lirive akademike, presion ndaj punonjësve dhe lejim të ndikimit partiak të Listës Serbe. Këto pretendime nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Njëkohësisht, nisi një peticion publik për të mbështetur kërkesën.