Ambasadori gjerman Rainer Rudolph u bëri thirrje deputetëve të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë që të krijojnë kushtet për ecjen e Kosovës drejt integrimit evropian.
Rudolph e dha mesazhin më 3 nëntor, gjatë një diskutimi për aspiratat evropiane të Kosovës dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Ai i inkurajoi anëtarët e komisionit ta çojnë përpara punën e nevojshme.
«Me institucione me mandat të plotë dhe pa bllokada, tani është koha për të krijuar kushtet për përparim të qëndrueshëm. Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë», tha Rudolph.
“Gjermania mbetet e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian”




