Ambasadori britanik Jonathan Hargreaves tha se është takuar me ministrin e Jashtëm Glauk Konjufca dhe se kanë diskutuar për partneritetin mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për strategjinë shtetërore për procesin e ankesave në Dhomat e Specializuara.
Hargreaves tha se biseda përfshiu rolin e Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore për Procesin e Ankesave dhe respektimin e detyrimeve ndërkombëtare e sundimin e ligjit.
«Diskutuam për rolin e rëndësishëm të Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore për Procesin e Ankesave pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës. Në garantimin që Kosova të mbetet e përkushtuar ndaj obligimeve të saj ekzistuese ndërkombëtare dhe të vazhdojë të respektojë sundimin e ligjit», tha Hargreaves.
“Diskutuam gjithashtu për rolin e rëndësishëm të Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore për Procesin e Ankesave në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në sigurimin që Kosova të mbetet e përkushtuar ndaj detyrimeve të saj ekzistuese ndërkombëtare dhe të vazhdojë të respektojë sundimin e ligjit.”




