Spitali i Përgjithshëm i Pejës njoftoi se ka kryer për herë të parë operacionin Latarjet për stabilizimin e shpatullës, te një paciente 52-vjeçare.

Sipas spitalit, operacioni përfundoi pa komplikime të evidentuara dhe ecuria e pacientes para dhe pas ndërhyrjes ishte e mirë.

Ndërhyrjen e realizuan ortopedët Shkumbin Berisha dhe Florent Dauti, asistenti Valdrin Gashi dhe anesteziologia Gjeve Gashi.