Temozolamide mungon prej rreth një jave në Klinikën e Onkologjisë në Prishtinë, konfirmoi drejtori i Klinikës, Ilir Kurtishi.
«Po, është në mungesë, ka një javë. Ne këtë bar e përdorim te trajtimi i trurit, kancerit të trurit bashkë me rrezatim», tha Kurtishi.
Ai tha se, sipas informatave nga Barnatorja Qendrore, procedurat e furnizimit kanë përfunduar dhe ka mbetur që operatori ekonomik ta dërgojë barin në Klinikë. Temozolamide pritet të mbërrijë në fillim të javës së ardhshme.
“Po, është në mungesë, ka një javë. Ne këtë bar e përdorim te trajtimi i trurit, kancerit të trurit bashkë me rrezatim”
Bari është në Listën Esenciale dhe u shpërndahet pacientëve falas. Një familjar pacienti tha se e kishte blerë privatisht për 190 euro; paketa kishte pesë copë.




