Puna e Franco Fodës dhe stafit të tij ka ndihmuar rezultatet e Kosovës, tha Samir Ujkani në podcastin “Arena e Yjeve”.
Ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës dhe zëvendësdrejtori i ekipit kombëtar foli për zhvillimet e fundit te ekipi, përfshirë tri prurjet e reja dhe objektivat e tij.
«Franco na ka bind edhe është t'u na bind çdo ditë, ai bashkë me stafin e tij, sepse zgjedhja e Federatës ka qenë trajner me staf», tha Ujkani.
“Franco Foda ma së pari është një super trajner na e dina për atë arsye e kemi shiku, para se me zgjedhë e kemi shiku historinë e tij.”




