Samadrexha mundi Istogun 35:27 në derbin e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll për femra, të shtunën mbrëma në palestrën “Afrim Bunjaku”.

Arona Krasniqi shënoi 12 gola për fitueset, ndërsa Eya Nasr realizoi 11 për Istogun. Pjesa e parë përfundoi 20:18 për Samadrexhën, pasi Istogu kishte barazuar rezultatin në 18:18.

Samadrexha ka 12 pikë pas gjashtë ndeshjesh, ndërsa Istogu tetë pikë pas pesë ndeshjesh. Në ndeshjen tjetër të së shtunës, Shqiponja mposhti Ulpianën 55:8.